Opinioni serb e përjeton Bashkimin Evropian si “makineri për presion” mbi Beogradin që ta njohë Kosovën, deklaroi sot kryeministri serb Aleksandar Vuçiq në takim me përfaqësues të grupit punues të Unionit për zgjerim, të Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian.
“Nuk është fare lehtë që t’i bindësh qytetarët në përfitimet e Evropës”, pasi që opinioni ynë herë pas herë e shikon BE-në si makineri, e cila kryen gjithnjë e më shumë presion mbi ne rreth çështjes për Kosovën”, tha Vuçiq. Kryeministri serb ka shprehur bind/je se Serbia do të mbetet në rrugën evropiane, kur ai muajt në vijim do të largohet nga Qeveria. Partia Progresive Serbe e ka zgjedhur unanimisht Vuçiqin për kandidat të tijin për zgjedhjet presidenciale në prill.