Me automatizëm zhvendose krijimin intelektual tuj i bo pyetjen bazike vetes: ça ke bo o vete për me ndërru cilësinë e jetës që po t’a ndërton ai që ti e ke lartësu me polltronizëm e bythlëpimje? Kur kjo pyetje do merr përgjigjet tua, ama të sinqerta…tek atëherë do shohësh se çfarë intelektuali KOT ke qene një jetë të tanë…! Prandaj… ah dhe kjo derexhe hajnash paraintelektualë që nuk do arrin t’i sfidojë kurrë autokratët e kohës sonë!
Nga Adelina MARKU
Nuk është e lehte të mbash kondicion në të shkruar …! Do thoja – është sfidë kreativiteti , biles është dhe përgjegjësi . Aq më shumë kur krijon opinion për filan ngjarje ose për filan personaliteti mbi të cilën( cilin) të gjithë flasin ndrysh’ ndrysh’ e për të cilën(ciln) vrap, japin një cilësim vajor orkestrus – do thoja unë – pra n’sipërfaqe e me huxhum…! Gjërat vështirësohen më shumë kur njeh veten si shkrojtës që në një moshë të njomë fare e kur je rritur bashkë me shtetin e kur gjen veten sot të kesh harruar ngjarje të cilat kanë bë kthesën e madhe në jetën e shtetit por jo në cilësinë e jetës tënde …Pse kjo harresë? Ngjarja zen ngjarjen , ajo e djeshit interpretohet ndryshe nesër e ku më pas do viteve dhe e vërteta mer trajta shumë më ndryshe se çka ka qenë realisht. Sidomos kur ajo bëhet pjesë e një maqinerie propaganduese dhe PR ! Ja se përse harresa! Pastaj, fenomeni i demberllekut ( i të shtypurit) e ka bë të veten, neve nuk ia kemi për zanat arkivimit vigjilent të ngjarjeve dhe të vërtetave faktike, prandaj …me kalimin e kohës e me të vërtetën lënë pezull në ajër…interpretimet e bëjnë të vetën ! Si do quhej e vërteta e para do viteve sot psh? Përsëri e vërtetë ?! Vështirësia vjen atëherë kur pjekuria personale të shndrrohet në ankthuse biles ‘’armike’’ ndaj qetësisë intelektuale vetanake ngase gjen veten vazhdimisht tuj kriju në një nënqiell ku njerëzit nuk shkruajnë por e bajn thashethemin ushqim ditor , nuk arkivojnë të vërtetën e prandaj ajo bëhet njëkohësisht pjesë narrative e gojës ujqërve me po aq lukuni sa’ç’a bahet pjesë e gojës s’ qingjave …Hah’ nuk dijsh kush o ujk e kush o qingj ma! Ajo çka mbetet sfidë e madhe e për të gjitha dekadat që kanë kaluar , mbetet e vërteta mister. Psh , për mua është ende sfidë e madhe afera e armëve t’a zamë , ose konflikti i 2001 psh, imputimet politike të asaj kohe , statistikat ekonomike që bienin në kundërshtim me revoltën që u nxit , ndërrimi rradikal makiavelist e përçudnues i lidershipit, propaganda ‘’luftarake’’, propaganda parapaqësore , propaganda pas marëveshjes , arsyet, kurdisjet pas 2001…, ardhja në pushtet e të majtëve maqedonas nga e njajta priviniencë politike që ish paradoksalisht e pozicionuar ndaj të drejtave të shqiptarëve para e tani krejt ndrysh pas 2001…, masnej arrdhja e të djathtëve tanimë të hijenëzuar në diskursin e tyne kulturocidal ndaj shqipatrëve …ahhhh, sa shumë krrojtje e plagë gjak më shkakton e vërteta. Ndërsa ne …heshtim , tkurremi në ndërgjegjet tona paraintelektuale dhe prodhojmë sipërfaqësi politike ! Pa folur për dhimbjet e së vërtetës, nuk ndihem e plotë …, nuk jam tansi, nuk dij të baj rrëfimin e plotë…! Masnej e për më keq, e dij se do mbetem kështu siç jam , pa tansi!
Dhe kështu kemi ndihmuar sipërfaqësinë kulturore , ekonomike e politike të kulmojë në jetën tonë ! Prandaj, shumë nga shkrojtësit (analistët) e kanë më të lehtë qasjen holistike ndaj fenomeneve e ngjarjeve se sa t’bamit me analizën argumentuese, atë që përmban numra, fakte, statistika ; psh para do ditësh lexova një shkrim mbi një personalitet politik e për hesapin tim shkrimi qe brokerus – i thomi ne në zhargonin e zhurnalistikës, ngase flitej me simpati për figurën e një lideri politik ( në maja qeveritare gati 20 vjet tanimë) në një kohë kur treguesit ekonomik flasin për uljen ma të madhe të mundshme të zhvillimit ekonomik në vend e kur shifrat e ikjes së të rrinjve nga vendi po kapin kulmin e havasë . Thash me vete, çka ‘’mutin’’ po vjell ky shkrojtës kështu, çka dhe kend po don me bind me eren që pluhuros shkrimi i tij!? Ujqoqengjërit me gjasë…veten!? Konstatimi im është si vijon: nuk është koha për të lartësu personalitetet politike të vendit o miq e mikesha! Dëgjo, unë mendoj se ne jetojmë në PANEVOJËN E MADHE për të naltsu dikend biles! Rrënia drastike intelektuale, regresi ekonomik, zëvendësimi i kultivimit kulturor me rrena imputuese pseudoklerikësh fetarë, papunësia e madhe dhe ikja pakthim e të rrinjve nga vendi nuk mbulohet dot me shikime arritjesh holistike të figurave politike. O asht marre e madhe të harrohet e vërteta, të shkelet vetja! Figurat politike sot – janë goxha në rrënie, nuk asht ndoj ngrefje të bësh politikanin sot a , mjafton të ndiqni kurbën e lëvizjeve të karierave të tyne politike dhe kjo do ju shpalos paradoksin vetë! Në hesapin tim shkrojtësi i tekstit kish portretu një rrenë të madhe publikut …për më keq edhe vetes! Nuk do përmend emrin e shkrojtësit, as shkrimin, ai do gjen veten lehtazi në shkrimin tim!
Për më shumë , dhemb ajo që është ‘’AI’’…burra, jo burra!
Të nderum, koha në të cilën jetojmë , pra koha ku ujku dhe qengji flenë bashkë , pjell analista të këtij lloji, brokerë të tillë që ngrenë pamflete mbi personalitete politike tuj e bo vështrimin mbi ta nga prespektiva e zogut , nga nalt pra. Kjo lloj analize nga naltë , faaap e relativizon kohën e gjatë të sundimit të një konjukture politike, e rrafshon dhimbjen dhe mundimin e gjatë, e zhvendos aty për aty manipulimin ndaj votuesit , i fshin si me gomë statistikat , ngjarjet e numrat . Hmmm, cili mbetet tregues për sukses lidershipi atëherë? Si matet ? Pra këta lloj analistësh kohën e gjatë të gjithsundimit absolut e gjithpërfshijnë shpejt e shpejt në një kolumnë të vetme dhe kjo metodë makiaveliste ndihmon që madje edhe lidershipin e Enver Hoxhës t’a shndrosh në simpatik a. Keni dëgju psh për konstatimin se po mos ish Enver Hoxha ne shqiptarët do kishim mbetur analfabet’? Oh sigurisht qe e keni dëgjuar konstatimin banal a, e prandaj pak nga ne janë lodhur të argumentojnë të kundërtën ! Vërtetë analfabetë nuk kish në peridhëun e komunizmit në Shqipëri, por asnjoni nuk bën vrap të thotë se kish diktaturë të hekurt ore , kish shfarrosje intelektualësh e mendimtarësh si askund në botë , kishte analfabetizëm por njëkohësisht depersonalizëm , gjenocid intelektual , kish hipnozë politike por dhe kameleonizëm paroksik politik nga vetë Enveri–( …në mujsha me u shpreh në këtë formë !). Atëherë , kush o’ bre ai/ajo hajvan/e që rrumbullakon suksesin tuj u vëmndesu në arritje simbiloke?! Ose, keni dëgju për konstatimin se shqiptarëve ju duhet bre një dorë e hekurt si e e Enver Hoxhës se s’boheshin njerëz ata kurrë. Por asnjoni nuk ka bë analizën e portretimit se çfarë Shqiptari do bënte liria nga ai/ajo e çfarë boni diktatura nga ai /ajo ! Z
Të nderum /e , zhdukja e analfabetizmit përgjatë 50 vjeçarit të diktaturës së Enver Hoxhës është njësoj sikur sot të bësh me ekzaltim lavdërimin e punësimit të shqiptarëve në administarën shtetërore. Shkurt, shqip! Mendoje saças , boje analizën dhe e ke të lehtë të konstatosh se masovizmi kronik i një politike të vetme populiste nëtëvërtetë e dëmton mendimin kritik dhe e kërcënon individualizmin si spikamë shoqnore prandaj dhe kujdes lexues I/e nderum/e ,sepse kur jepen kësi konstatimesh ekzaltuese e paraintelektuale , pohuesit vajorë janë nga më të ndryshmit e fatkeqësisht nga më të numërtit . E ti lexus , mbetesh I vetëm për të konstatu me veten se gjendja jote ekonomike vazhdon të jetë më e rrëndë se sa që ishte dje e se, sa vjen e më shumë ke fillu të relativizosh përkatësinë kulturore dhe fuqinë që të jep ajo!
Asht koha të bajm analizën ndryshe o miq e mikesha që shkruani ( që shkruajmë)! Të heqim në mënyrën më agresive biles nevojën patologjike (polltrone ) për me lartësu personalitete politike e liderësh për së gjalli, sepse në këtë mënyrë ma së shumti i dëmtojmë ata – personalitetet politike pra, i rrejmë me shijet tona polltrone ndaj lidershipit të tyne , ndërsa për veten – vetëm vërtetojmë se sa bythëlëpirës qenkemi e çfarë tansi parazitësh pasqyrokemi! Asgjë më shumë. Me automatizëm zhvendose krijimin intelektual tuj i bo pyetjen bazike vetes: ça ke bo o vete për me ndërru cilësinë e jetës që po t’a ndërton ai që ti e ke lartësu me polltronizëm e bythlëpimje? Kur kjo pyetje do merr përgjigjet tua, ama të sinqerta…tek atëherë do shohësh se çfarë intelektuali KOT ke qene një jetë të tanë…! Prandaj… ah dhe kjo derexhe hajnash paraintelektualë që nuk do arrin t’i sfidojë kurrë autokratët e kohës sonë!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)