Certifikatë “Pastër dhe sigurt” për hotelierët të cilët do t’i zbatojnë protokollet për punë do të jap; Oda e pavarur hotelierike. Marrja e të ashtuquajturës “certifikatë e artë” që garanton Kovid zonë të sigurt është verifikim i të gjitha protokolleve të bëra nga na e Komisionit për sëmundje infektive.
“Për marrjen e certifikatës nga 40 kompani të ftuara, 11 të regjistruara në Odë, informoi sot kryetari i OPH-së, Zdravko Josifovski në prezantimin e pajisjes së parë të importuar në vend – “Blueair Health Protect”, e cila përveç pastrimit të ajri, do të heqë plotësisht koronavirusin në hapësira të mbyllura.
Sipas Josifovskit, të gjitha objektet e mbyllura që do të kenë një pajisje të tillë për pastrimin e ajrit nga Kovid dhe që do të kenë certifikatën e artë, duhet të lejohen të punojnë. Ai beson se me një pajisje të tillë, vendi do të bëhet një destinacion turistik me kushtet më të mira dhe më të sigurta për qëndrim.
Hulumtimi i kryer nga organizata e pavarur hulumtuese amerikane “MRIGlobal” konfirmoi se kjo pajisje heq plotësisht virusin në ajër.
“Me këtë pastruesi i ajrit “Blueair Health Protect” është zyrtarisht i pari në botë që në mënyrë të konfirmuar dhe të dëshmuar e shkatërron virusin Kovid nga ajri në ambient të mbyllur. Të motivuar nga nevoja për të rikthyer ndjenjën e funksionimit normal ditor, ne jemi këtu për të siguruar mbështetjen e plotë për sektorin e hotelierisë dhe për të kontribuar që vizitorët e tyre, gjegjësisht secili prej nesh të ndihet më i sigurt. Qëllimi ynë i përbashkët mbetet ajri i pastër për të gjithë, duke përdorur teknologjitë dhe përvojat më të fundit me ndikimin sa më pak të mundshëm në mjedis”, tha Dejana Gjorgjieva.
Pajisja e re e cila e pastron ajrin nga koronavirusi është importuar në shtet nga ana e “Ekotip”.