Kishte krijuar varësi nga kirurgjia estetike, por as që e mendonte atë që do i ndodhte. Stilisti kroat Neven Ciganovic 45 vjeç, ju nënshtrua një ndërhyrje për të rregulluar hundën, por pësoi një efekt anësor… penisi i tij rri gjithë kohës i eksituar. Shkak i këtij problemi u bë anestezia, një reaksion ndaj ilaçeve shumë i rrallë. Ndërhyrja shkoi më së miri, por kur u përmend, Neven konstatoi problemin. Gjatë gjithë kohës ai ndihej i eksituar dhe në rast se nuk kurohet mund të ketë probleme të mëdha, duke rezultuar impotent. Fatkeqësisht në spitalin e Beogradit në Serbi ku ndodhej, nuk e trajtuan siç duhet problemin e tij, i cili u zgjidh vetëm pas një ndërhyrje të ndodhur pesë ditë pas të parës. Megjithatë do i duhet ende kohë për tu kthyer në normalitet, pas incidentit të ndodhur në ditët e fundit të gushtit. Neven Ciganovic iu është nënshtruar një sërë ndërhyrjesh të kirurgjisë plastike, i fiksuar pas perfeksionit të pamjes së tij, ndërsa rreth jetës së tij po xhirohet dhe një dokumentar.