Sapo të fitosh disa kile, menjëherë të futet në mëndje ideja se si menjëherë të rikthesh peshën që ju dëshironit. Por një gjë pak më ndryshe besohet se i ka ndodhur një gruaje egjiptiane, pasi ajo besohet se është më e rëndë se 500 kg. Me një peshë të tillë, ajo llogaritet të jetë gruaja më e rëndë në botë por që ajo tashmë i është nënshtruar një operimi për reduktimin e peshës. Një zëdhënës në Spitalin Saifee të Mumbait thotë se Eman Ahmed Abd El vetëm 36 vjeçare, kishte humbur 100 kg që kur erdhi në Indi në janar. Sipas një deklarate të lëshuar nga spitali thuhet se stafi mjekësor janë në përpjekje e tutje për të shëruar dhe për ta bërë atë të aftë të mjaftueshme për të fluturuar përsëri në Egjipt, sa më shpejt të jetë e mundur. Familja e saj tha se Eman, me gjithë atë peshë, nuk ishte larguar nga shtëpia e saj për 25 vjet derisa ajo erdhi në Mumbai kësaj here.
Operohet gruaja më e rëndë në botë (FOTO)
Leave a comment