Një aksion i madh i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në këto momente në disa lokacione të ndara.Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se operacioni i koduar me emrin “Shënjestra” po zhvillohet në 10 lokacione.
Cak i këtij angazhimi të madh të policisë janë armët e futura ilegalisht në territorin e Kosovës.“Jemi duke zhvilluar aksion të gjerë në 10 lokacione në Prishtinë, Ferizaj, Pejë e Malishevë.
Gjithçka ka të bëjë me armë të transportuara nga Maqedonia”, ka thënë një burim i Indeksonline i afërt me operacionin.