Real Madrid po planifikon që t’i transferojë disa emra të mëdhenj në afatin kalimtar të verës. Në mesin e lojtarëve që skuadra spanjolle i dëshiron në verë është edhe Paul Pogba, përcjell lajmi.net nga MARCA. Mesfushori francez e dëshiron largimin nga Manchester United, pas interesimit të shfaqur nga Real Madrid. Mino Raiola është duke punuar në kompletimin e marrëveshjes, gjersa ‘Djajtë e Kuq’ i duan 130 milionë euro nga shitja e Pogbas. Agjenti italian i ka bërë me dije Real Madridit se dëshiron një pjesë të parave, për ta mbyllur transferimi e Pogbas në Santiago Bernabeu.