Ankara, 31 dhjetor – Policia turke një natë para Vitit të Ri ka zbatuar operacion masiv kundër pjesëtarëve të dyshimtë të grupit xhihadist islamik Shteti Islamik (SHI) në disa rajone të Turqisë.
Në operacion, ku ai kryesori u zhvillua në Stamboll dhe në Ankara, janë arrestuar gjithsej 115 persona, nën dyshimin për anëtarësim dhe lidhje me SHI-në.
Sipas burimeve policore, një pjesë e të arrestuarve kanë planifikuar që të kryejnë sulm terrorist gjatë natës së viti të ri.
Numri më i madh i të arrestuarve paraprakisht kanë luftuar në radhët e SHI-së në Siri apo në Irak.