Në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup, sonte do të jepet opera “Palaço” nga kompozitori italian Ruxhero Leonkavalo.
“Kryevepra e verizmit, opera për dashuri, tradhti dhe vrasje, do të shfaqet nën dirigjimin e Bisera Çadllovskës, në regji të Dejan Proshevit. Skenografia është e Ilina Angellovskës, përgjegjës për kostumografi është Nikolla Buleski, koreografe Ollga Pango, mjeshtër koncerti Verica Llambevska dhe mjeshtër kori Gjurgjica Dashiq”, thuhet në kumtesën e Operës dhe Baletit.
Nga atje kanë bërë të ditur se do të interpretojnë: Gjorgji Çuçkovski, Dëshira Ahmeti-Kërliu, Marjan Jovanovski, Jane Dunimaglloski, Dragan Ampov, solistët e baletit Endru Kuk nga Anglia, Agim Baftii dhe Melania Gocevska.