Opera “Orfeu dhe Euridika” në Tetovë

0

Tetovë, 28 korrik – Shoqata “Lege artist” në bashkëpunim me manifestimin “Vera kulturore e Tetovës” sjell pas një kohe të gjatë në Tetovë operën “Orfeu dhe Euridika”, të Kristofer Uilibal Gluk.

Shfaqja e operës do të mbahet sot në orën 20:00 në Qendrën Kulturore “Ilo Anteski Smok” në Tetovë.

Në rolin e Orfeut është meco-sopranoja Besiana Memedi, në rolin e Euridikës sopranoja Sllavica Petrovska-Galiq, ndërsa në rolin e Amor, sopranojna Nita Ismaili. Luan në piano, Andrei Naunov ndërsa regjisor dhe kostumograf është Trajko Jordanovski. (koha.mk)

Comments are closed.