Vjenë, 7 dhjetor – Përfaqësues të anëtarëve të Organizatës së shteteve eksportuese të naftës (OPEK) dhe të vendeve prodhuesve të energjisë që nuk janë anëtarë të kartelit, sot në takim në Vjenë bisedojnë për tejkalimin e dallimeve rreth uljes së pritur të prodhimtarisë ditore të naftës.
Siç lajmëroi DPA, përfaqësuesit e 25 vendeve, të njohur si OPEK+, të cilët posedojnë mbi gjysma e rezervave të përgjithshme të rezervave, deri më tani nuk kanë mundur të dakordohen për kuotën për uljen e prodhimtarisë ditore, për shkak të mosmarrëveshjeve midis Arabisë Saudite dhe Rusisë.
Arabia Saudite është prodhuesi më i madh i naftës midis 15 anëtarëve të OPEK-ut, derisa Rusia është lider në prodhimin e energjisë midis 10 vendeve tjera të cilët nuk janë anëtarë të kartelit, por posedojnë rezerva të konsiderueshme të “arit të zi”.
Qëllimi i uljes së prodhimtarisë është që të pengohet ulja e çmimeve të naftës, i cili nga fillimi i tetorit u lirua për rreth 30 për qind.
Ulja e tillë e çmimit të naftës kishte të bëjë me vendimin e OPEK-ut për rritjen e prodhimtarisë ditore, por vendimi i SHBA-së për ripërtëritjen e sanksioneve ndaj Iranit, të cilat përfshijnë edhe ndalesë për eksportin e energjisë. Megjithatë, eksporti iranian i naftës nuk është ulur aq sa është pritur, që solli deri në tepricë të ofertës së kësaj energjie në treg.
Rritja e prodhimtarisë së naftës, rezultoi edhe me rritjen e rezervave të naftës në SHBA, Rusi dhe anëtarët e OPEK-ut, që gjithashtu ndikon në çmimin e energjisë.
Pritet që në mbledhjen e sotme OPEK+ ta shqyrtojë mundësinë për uljen e prodhimtarisë ditore të naftës për një milionë barelë, që do të ishte e mjaftueshme deri në uljen e ofertës së naftës për një për qind.
Sipas ekspertëve, mundësia e tillë është shumë e sigurt, sepse OPEK druan nga përsëritja e vitit 2014, kur çmimi i naftës shënoi ulje drastike, si rezultat i ofertës dukshëm më të madhe se konsumi.