Uashington, 14 nëntor 2018 – Indikatorët fundamentalë në tregun me naftë “pranojnë” intervenime në prodhimin në pajtim me nevojat që të baraspeshohet tregu, deklaroi ministri i Energjetikës i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kryesues i Organizatës së shteteve eksportuese të naftës (OPEK), Suhel al-Mazrui.
Deklarata e tillë e Al-Mazruit vijoi pasi karteli 14-anëtarësh i naftës ka vendosur ta zvogëlojë prodhimin ditor të naftës, me çka çmimet e energjisë sot filluan të rriten pas rënies 12-ditore.
OPEK kontrollon 35 për qind nga prodhimi botëror i naftës dhe disponon me 82 për qind nga rezervat.
Al-Mazrui në intervistë për “Blumberg TV” theksoi se për OPEK-un nuk është me rëndësi çmimi, por sasia e rezervave të energjensit.
OPEK në raportin e tyre të fundit potencoi se karteli parashikon kërkesë të zvogëluar të naftës në vitin 2019, si rezultat të ngadalësimit të ekonomisë globale dhe rritjes së prodhimit nga ana e konkurrentëve