Shkup, 14 nëntor – Shoqata për Mbrojtje gjatë Punës të Maqedonisë në bashkëpunim me Organizatën e Punëdhënësve të Maqedonisë dhe Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë sot dhe nesër në Shkup kanë organizuar trajnim për atë si të ruhet shëndeti dhe punëtorët dhe si të parandalohen invaliditeti, sëmundjet profesionale dhe lëndimet në punë.
Në trajnim marrin pjesë përfaqësues të shoqatave të punëdhënësve, odave dhe ekspertëve të cilët punojnë në fushën e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës.
Të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) tregojnë se çdo vit regjistrohen 270 milionë lëndime në punë me mungesë së punës më gjatë se tre vjet dhe 160 milionë sëmundje profesionale. Rreth 30 deri në 40 për qind prej tyre kalojnë në gjendje kritike dhe ireversibile , ndërsa 10 për qind janë të lidhura me humbje të plotë dhe të përhershme të aftësisë së punës.
Edhe të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se 1/3 të popullatës së punës në botë më të vjetër se 45 vjet është e sëmurë nga një apo më shumë sëmundje lidhur me punën dhe mortalitet të vlerësuar në rreth 800 mijë punëtorë në nivel vjetor.
Degë me incidencë më të lartë të sëmundjeve profesionale me miniera, ndërtimtaria dhe industria përpunuese.