Sot në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Organizata Ndërkombëtare për Emigrim than ë një raport se në botë aktualisht ka rreth 258 milionë emigrantë, nga të cilët 40 milionë janë të zhvendosur nga konfliktet, dhe çdo vit miliona të tjerë detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.
ONM tregon se afër 3,400 emigrantë dhe refugjatë u vranë në të gjithë botën gjatë 2018. Shumica prej tyre kanë vdekur në përpjekjet e tyre për të arritur në Evropë, një numër i madh i tyre u zhdukën duke u përpjekur të kalojnë nëpër shkretëtira ose nëpër pyje të dendura, në përpjekjet për të gjetur siguri larg vendkalimeve kufitare zyrtare.
Drejtori i Përgjithshëm i ONM Antonio Vitorino tha në një deklaratë në Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve, 18 dhjetor, se emigrimi është problem i madh i epokës sonë, dhe kjo është tema e shënimit të kësaj date të rëndësishme.
“Kontrata globale nënvizon nevojën e të gjitha vendeve për menaxhim të mirë të migracionit dhe se asnjë vend nuk mund ta bëjë atë vetëm. Bashkëpunimi në fushën e migracionit në të gjitha nivelet është baza për zgjidhjen e çështjeve të migracionit “, tha drejtori i ONM.
Ndryshe, në dhjetor të vitit 2000, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 18 dhjetorin Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve.