Super këngëtarja 18 vjeçare ONIKA ka lindur dhe është rritur në Islandë por qe momentalisht studion në shtetin gjerman. Onika në vitin 2017 kishte publikuar projektin e parë, pastaj 3 vite ka pauzuar për të vazhduar me shkollimin dhe tani ka filluar të punojë fuqishëm për të sjellur projekte të shumta këtë vit. Projekti ,,Ke ik,, është i pari për ketë vit, me tekst nga vetë Onika, muzika nga Bledi Bytyqi ndërsa videoklipi nga Urban Graphics. Producent Ekzekutiv është Elvis Qollopeku. Klipi është pubikuar në kanalin ArkivaShqip.