Shkup, 3 shtator – Kompania e telekomunikimit one.Vip prej sot bëhet A1 dhe e përfaqëson brendin e ri të grupacionit A1 Telekom Austri. Kompania e ndryshon emrin, logon dhe pamjen e salloneve të saja të shitjes, vendos ueb-faqe krejtësisht të re korporative, mjete të reja, moderne dhe të sofistikuara digjitale. Slogani është “Secili botën e vet”, që për udhëheqësinë nuk do të thotë se me shfrytëzuesit e vet do të bëjnë një botë të re.
“Transformimi nga Vip në A1 është vendim strategjik me të cilin e sendërtojmë pozitën tonë në tregun e telekomunikimit. Vizioni ynë si A1 është që të jemi partner në digjitalizimin e shoqërisë së Maqedonisë së Veriut, ta nxitim mënyrën digjitale të jetesës dhe të jemi prijës për shfrytëzuesit tanë në këtë epokë tonën digjitale të teknologjive të reja. Brendin e ndërtojmë si brend i fuqishëm, modern, i hapur dhe kreativ, me të cilin krijojmë tregime të reja dhe hapim botë të reja. Shfrytëzuesve u mundësojmë së bashku t’i krijojmë përvojat sipas nevojave të tyre, që do të kontribuojë edhe për mënyrën më cilësore të jetesës në botën digjitale. Fuqishëm besoj se të gjithë së bashku do të kontribuojmë që ky vizion i yni të bëhet realitet”, ka thënë në prezantimin e sotëm të brendit të ri Mislav Galer, drejtor ekzekutiv i A1 Maqedoni.
Me këtë hap, siç u theksua në konferencën për shtyp, kompania hyn në një familje më të madhe, ndërsa kjo për shfrytëzuesit do të mundësojë shërbim kulmor, përvojë të shkëlqyeshme për konsumatorët dhe infrastrukturë komunikuese e cila mund të përgjigjet në sfidat që i sjell e ardhmja.
Me rastin e shpalljes zyrtare për ndryshim të brendit, A1 ka përgatitur befasi për shfrytëzuesit. (koha.mk)