“Once Upon a Time… in Hollywood” dhe dashuria për kinemanë

Për filmbërësin Quentin Tarantino nuk ka dashuri më të sinqertë sesa dashuria e një burri për kinemanë. Në filmin e tij të ri, “Once Upon a Time… in Hollywood”, skenaristi-regjisori vë një lidhje platonike po aq të fortë midis një aktori fiktiv, të quajtur Rick Dalton, i njohur në radhë të parë për filma uestern dhe sozise së tij fiktive, Cliff Booth, që është në të njëjtën kohë shofer dhe ndihmës i Daltonit.

Kipci banon me qenin e tij në një rimorkio, prapa një parkingu në Van Nuys të Kalifornisë; Daltoni jeton në Benedict Canyon, afër regjisorit Roman Polanski dhe bashkëshortes së tij shtatzënë, aktores Sharon Tate.

Është viti 1969. Ditëve të famës së Daltonit – ai ishte bërë yll pas serialit televiziv të quajtur “Bounty Law” – i kanë zënë vend pasiguria, alkooli, ashtu si edhe një neveri e përgjithshme, shumëdrejtimëshe për kulturën hipi dhe të ashtuquajturin Hollywood i ri. Ku ta gjejë ai veten?

Ashtu si edhe shumëçka në kulturën amerikane, prej “All About Eve” e deri tek “Hamilton”, ky film ka të bëjë me figurat egocentrike dhe përshtatjen në rrethana. Në një segment në “Once Upon a Time… in Hollywood”, Dalton është në skenën e një filmi dhe nis një bisedë të pazakonshme me një vajzë tetëvjeçare (Julia Butters), po ashtu aktore. Dalton është duke e lexuar një novelë midis xhirimit të skenave. Për çfarë flet libri, pyet ajo? Paj, thotë ai, për një burrë “që duhet të mësohet me të qenit i padobishëm për çdo ditë e më shumë”. Me fjalë tjera, ky është edhe vetë preokupimi i Daltonit dhe pika bosht e filmit.