Shkup, 20 dhjetor – Dhjetë vjeçari Omer Veliu nga Hasanbegu i Shkupit, pas sëmundjes nga bajamet ka marrë infeksion në gjak pas çka kanë filluar ti dëmtohen dhe deformohen ligamentet. Sëmundja nga e cila vuan ai kushton shumë andaj ka nevojë për shumë medikamente të ndryshme këto të cilat familja e tij nuk është në gjendje ti sigurojë, njofton Koha.
Tragjedia e familjes Veliu nuk ndalon me kaq, nëna Nazife Veliu thotë se edhe vet është e sëmurë me probleme në gjak, duke shtuar se pas vërshimeve të vitit të kaluar edhe djali tjetër shtatë vjeçar Muhamedi nga traumat e mara ka fituar sëmundjen e epilepsisë. Fëmijët kanë nevojë për incizim me rezonancë magnetike ndërsa kushtet nuk lejojnë të mundësojnë kontrollimet e duhura.
Luten gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë duke ndihmuar financiarisht fëmijët e familjes Veliu duke u paraqitur në telefonin 00389 72 618 651.