Omëleta përgatitet shumë lehtë dhe kërkon pak kohë ndërkohë që është e pasur me vlera të shëndetshme. Omëleta është një ndër recetat më të hershme jo vetëm të kuzhinës shqiptare, por gjithë kuzhinës botërore. Një ushqim i shijshëm por mbi të gjitha i pasur me vlera ushqyese, me përbërës kryesor vezët, omëleta vijon të mbetet simboli i një mëngjesi të shëndetshëm. Omëleta përgatitet shumë lehtë dhe kërkon pak kohë ndërkohë që është e pasur me vlera të shëndetshme.
Ajo përgatitet e kombinuar në mënyra të ndryshme, me djathë të bardhë a kaçkavall e erëza, proshuta të ndryshme e salsiçe etj. Por mund të kombinoni edhe të gjitha perimet që u gjenden në shtëpi, domate, patate, karota, kunguj, lulelakër, brokoli etj. Sa më shumë përbërës të hidhni, aq më shumë e shijshme dhe e shëndetshme do të bëhet omëleta. Më poshtë, AgroWeb.org u sugjeron dy receta të shëndetshme të përgatitjes së omëletës krejt lehtë në shtëpi për të nisur ditën mbarë bashkë me familjen, omëletën me gjizë.
PËRBËRËSIT E KËSAJ RECETE JANË PËR KATËR PERSONA
4 kokrra vezë
4 lugë gjelle qumësht
vaj ulliri
2-3 lugë gjelle gjizë
kripë
piper
rigon
PËRGATITJA
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të ndani të verdhat dhe të bardhat e vezëve veçmas. Rrihni në një tas të bardhat e vezëve derisa masa të nisë të shtojë pak volumin e saj. Shtoni aty të verdhat e vezëve, vijoni t’i rrihni, shtoni kripën dhe piperin dhe rrihini derisa të njëtrajtësohen. Vendosni një tigan në zjarr, shtoni aty vaj ulliri dhe sapo të nxehet shtroni masën e vezës së rrahur. Përhapeni njëtrajtësisht në të gjithë sipërfaqen e tiganit dhe rrotullojeni tiganin herës duke e mbajtur kapakun mbyllur.
Shtoni gjizën mbi sipërfaqen e vezës dhe përmes një spatula kuzhine omëletën kthejeni në dysh ose në formën e rolesë. Por nëse preferoni mund të mos e përthyeni dhe ta lini thjeshtë të shtrirë duke e lënë për 2 minuta me kapak të mbyllur në zjarr. Mbajtja e tiganit me kapak gjatë përgatitjes së omëletës ndihmon që ajo të piqet edhe nga pjesa e sipërme.