[adning id="476476"]

Omega-3 mund të ulin rrezikun e infektimit me Covid-19 tek gratë

21

Mënyra më e mirë për të luftuar Covid-19 është përgatitja e sistemit tuaj imunitar. Mes të gjitha shqetësimeve, shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që marrin multivitamina, omega-3, probiotikë ose shtesa të vitaminës D mund të jenë më pak të rrezikuar nga infektimi me Covid-19, sipas Helthsite.
A FUNKSIONON KJO EDHE PËR BURRAT? Sipas hulumtimit, gratë që marrin probiotikë treguan një rrezik 14% më të ulët të infeksioneve, ndërsa acidet yndyrore omega-3 zvogëluan rrezikun me 12%. Multivitet dhe vitamina D shoqëroheshin përkatësisht me një rrezik prej 13% dhe 9% më të ulët të infeksionit SARS-CoV-2. A mund qëndrojnë edhe burrat të sigurt nga koronavirusi duke marrë multivitamina, omega-3, probiotikë ose shtesa të vitaminës D? Kjo është e paqartë. Për më tepër, marrja e shtojcave shumë të reklamuara të vitaminës C, zinkut ose hudhrës nuk uli rrezikun e infektimit nga virusi, treguan gjetjet e botuara në revistën BMJ Nutrition Prevention & Health.
SHTESAT DIETIKE MUND TË NDIHMOJNË VETËM NË RRITJEN E IMUNITETIT. Shtesat dietike mund të ndihmojnë për të patur një sistem të shëndetshëm imunitar, por nëse shtesat specifike mund të shoqërohen me një rrezik më të ulët infektimit me Covid-19 nuk dihet, thanë studiuesit.