Shkup, 17 prill – Avokati i popullit e dënon mungesën e reagimit me kohë dhe adekuat për parandalim të dhunës mes pjesëmarrësve dhe i përkujton përgjegjësit në shkolla, si dhe komunitetin se shkolla është institucion edukativ arsimor, i cili ka detyrim të sigurojë kujdes dhe mbrojtje të fëmijëve dhe të ndërmerr masa për parandalimin e dhunës mes fëmijëve, por edhe mbi fëmijët.
Pret që organet kompetente tërësisht dhe deri në fund të ndërmarrin masa për zbardhjen e rasteve të dhunës në shkolla, e sidomos të vërtetohet efikasiteti i masave për parandalim të dhunës mes dhe ndaj fëmijëve në shkolla. Paralajmëron se këtë vit do të zbatojë hulumtim të veçantë për këtë.
“Duke i pasur parasysh rastet e dhunës mes nxënësve në shkollën e Negotinës, dhunë mbi një nxënësve nga një i punësuar në një shkollë në Manastir, Avokati i popullit kërkon nga përgjegjësit e shkollave, pushtetet lokale dhe inspektorati i arsimit të ndërmarrin masa me qëllim që të sigurohen shkolla pa dhunë, në të cilat do të sundojë klima pozitive, respekt i ndërsjellë dhe shoqërim mes nxënësve”, thonë nga Zyra e Avokatit të popullit.
Potencoi se për Avokatin e popullit incidenti me dhunën në gjimnazin e Gostivarit është para se gjithash akt i marrë, por edhe shembull i keq për nxënësit që arsimohen në atë shkollë, për shkak të së cilës i bëjnë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të reagojë me qëllim të sigurimit të shkollave, në të cilat të gjithë do të ndjehen në sigurt.
Sipas Avokatit të popullit, është e domosdoshme të përforcohen kapacitetet e arsimtarëve që të parandalojnë dhe të pengojnë sjellje të dhunshme tek fëmijët, por edhe të angazhohen për komunikim mes fëmijëve, tolerancë, ndërtim i vetëbesimit dhe në shkollat të vendosen mekanizma për intervenim përkatës dhe me kohë gjatë dhunës.