Kartum, 9 shtator – Ish presidenti i Sudanit, Omar al Bashir në pallatin e tij presidencial ka fshehur miliona euro, me të cilat ka bërë ryshfet me organizata të ndryshme, deklaroi një dëshmitar në dëshminë kundër Bashirit, njofton Koha.mk
Dëshmitari tha se personalisht u ka dorëzuar 10,65 milionë euro njerëzve të ndryshëm dhe organizatave. Pesë milion euro ia ka dorëzuar Abdul Rahim Dagalos, zëvendësudhëheqës i organizatës paraushtarake Forca për mbështetje të fuqishme, si dhe 4,5 milion euro në Universitetin afrikan në Kartum, me të cilën ka udhëhequr Partia e Kongresit të Bashir.
“Al Bashir ishte personi i vetëm i cili kishte çelës të dhomës, ku janë gjetur paratë. Misioni im i vetëm ishte t’i dorëzoj paratë sipas urdhërit të tij”, deklaroi para gjykatës gjeneral-majori Jashir Bashir, i cili e ka udhëhequr zyrën e presidentit nga viti 2015 deri në vitin 2018.
Omar al Bashir në muajin prill ishte rrëzuar nga pushteti nga ana e ushtrisë dhe është akuzuar për korrupsion dhe posedim ilegal të valutave të huaja. (koha.mk)