Ushtruese e re e detyrës drejtoreshë e Baletit dhe Operës së Maqedonisë prej sot është emëruar balerina dhe koreografja e njohur, Ollga Pango, drejtuese artistike e deritanishme e ansamblit të baletit të OBM-së. OBM informoi se vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës. Këtë funksion deri më 25 maj e kreu këngëtari operistik Igor Durllovski, i cili dha dorëheqje.