Është ndalur në gjysmëfinale aventura e tenistit serb Novak Djokovic, numri 1 në për meshkuj, që synonte medaljen e artë në “Tokio 2020”. Ai u mund 2-1 më përmbysje nga gjermani Alexander Zverev (1-6, 6-3, 6-1).
Edhe pse e nisi mirë ndeshjen, loja e Djokovic ra ndjeshëm, kjo edhe për meritë të Zverev. Përballë gjermanit, në finalen olimpike do të jetë rusi Karen Khachanov. Ai mundi në gjysmëfinalen tjetër 2-0 (6-3, 6-3) spanjollin Carremo Busta.
Gjithsesi, Djokovic do të luajë për medaljen e bronztë. Te femrat, në finale për medaljen e artë do të luajnë tenistja zvicerane Belinda Bencic (2-1 ndaj Elena Rybakina) dhe ajo çeke Marketa Vondrousova (2-0 ndaj Elina Svitolina).