Një femër me shumë klas që këndon ndërvite është dhe Olgera Lleshaj, vajza e cila deri më tani ka realizuar shumë videoprojekte e që është në prag të realizimit edhe të këngëve të reja me të cilat do të fillojë këtë vit. Ajo vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar mbi jetën e saj
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Olgera me një klip të ri?…bëhet fjalë për një klip të gëzueshëm apo të trishtuar?
Po jam në përgatitje të disa projekteve të reja, do jetë diçka më ritmike.
KOHA: Me çfarë imazhi prezantoheni në videoprojektin e radhës?
Jam akoma në fazat e përzgjedhjes së demos, tekstit etj, akoma nuk kam kaluar tek pjesa e imazhit, por besoj që do qëndroj tek imazhi im, me ndonjë ndryshim të vogël por pa e tepruar.
KOHA: Klipi do i paraprijë albumit që ju përgatiteni të hidhni në treg?
Mometalisht nuk po mendoj për albume mbase në një të ardhme, do bëj një përmbledhje të këngëve të lançuara.
KOHA: Zëri juaj u dëgjua për herë të parë nëpër festival dhe kanë kaluar shumë kohë nga atëherë, si e ndjeni veten në këtë konkurrencë mes këngëtarëve?
Muzikën nuk e kam parë kurrë si konkurrencë, por si mënyrën më të mirë për të shprehur veten.
KOHA: A ka rëndësi për ju fakti nëse nuk pëlqeheni nga të gjithë brezat, ose me saktë cili brez ju pëlqen të jetë në audiencën tuaj?
Është e rëndësishme të kesh audiencë nga të gjitha grupmoshat, duke qenë se këngët e mia janë moderne besoj që të rinjtë e ndjekin më shumë, stilin e muzikës që bëj.
KOHA: Besoni tek festivalet që organizohen dhe çmimet që jepen?
Jo.
KOHA: Mendoj se këngët tuaja kanë tekste të bukura. Është i rëndësishëm për ju teksti?
Jam munduar deri diku që këngët e mia të kenë një përmbajtje në tekste, sado që kohët e fundit është bërë pak e vështirë të gjesh një tekst të bukur që nuk është shumë i konsumuar.
KOHA: Ju vetë keni provuar sigurisht të shkruani tekstin e ndonjë kënge, a ka ndonjë autobiografi?
Në disa prej këngëve të mia kam qenë bashkautorë e teksteve, por jo nuk ka pasur diçka në lidhje personale me mua vetëm frymëzime të momentit.
KOHA: Këndoni gjithmonë ”live”. Çfarë ndjesie te shkakton shfaqja para publikut me ”play back?
Në 90% të rasteve këndoj live, kam pasur dhe disa aktivitet që kam përdorur pjesën e playbackut po kjo varet gjithmonë nga organizimi apo eventi ku jam e ftuar.
KOHA: Vihet re së fundi një tendencë e këngëtarëve për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Ju kujt do t’ia vinit syrin?
Kur t’ia vë syrin dikujt do shihni bashkëpunimin.
KOHA: Është e nevojshme që një këngëtarë të provokojë në skenë, apo s’mund të kuptohet një këngëtarë i pëlqyeshme sot pa provokimet skenike?
Nuk është nevoja të provokoj, por sigurisht që është nevoja të ketë një imazh të kuruar ose një stil skenik me të cilin prezantohet.
KOHA: Si e organizon Olgera një ditë, një javë, një muaj, një vit, përveç këngës a keni angazhime të tjera?
Po ditët normale jam e angazhuar me punën që bëj, pastaj pjesa e mbrëmjes mbetet për palester apo ndonjë aktivitet tjetër.
KOHA: Imazhi juaj skenik admirohet nga publiku si një vajzë e thjeshtë, me klas dhe e brishtë e shumë skenike?
Jam munduar të mbetem e thjeshtë në imazhin tim pa shumë komplikime … sepse gjërat e thjeshta në vetvete janë gjërat më të bukura.
KOHA: E shikoni karrierën si një mundësi të mirë për të qenë e lumtur?
Karriera është një ndër pikat që të bën të lumtur por jo e vetmja.
KOHA: Apo mendoni se karriera ndonjëherë të bën të ndiesh e vetmuar?
Mbase, por unë mundohem të shoh në çdo gjë gjithmonë gjërat pozitive dhe jo ato negativet.
KOHA: Jeni shumë në formë. E gjitha kjo është një gjendje shpirtërore e mirë apo pamja juaj ju bën të ndiheni mirë, ushtroni gjë?
Ushqimi është i rëndësishëm dhe bëj palestër … megjithëse kohët e fundit nuk kam mundur të jem shumë aktive.
KOHA: Ju ka lindur ndonjëherë dëshira t’i ikni realitetit?
Ndodh ndonjëherë kur kam ditë të ngarkuara, që të udhëtoj me mendje gjithandej po jo aq sa për ta bërë këtë gjë fizikisht.
KOHA: Besoni tek dashuria me fund të lumtur?
Po besoj.
KOHA: Po tek fundi i një dashurie pasionante?
Besoj, kemi parë plot shembuj të tillë.
KOHA: Tek kalimi i një dashurie në miqësi?
Në këtë botë gjithçka është e mundur.
KOHA: Do pranonit më lehtë faktin e të qenit e divorcuar apo beqare e përjetshme?
Nuk jam paragjykuese si natyrë, do të pranoja jetën ashtu siç vjen me të mirat dhe të këqijat e saj.
KOHA: Domethënë a keni ndonjë ide të qartë për martesën?
Martesa është kurorëzimi i dy njerëzve që duhen dhe premtojnë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit në të mirë dhe në të keqe, besoj jam e qartë mjaftueshëm.
KOHA: Jeni tip i femrës që shikoni vetëm përpara apo ktheni shpesh kokën mbrapa?
Shikoj përpara, por duke mos përsëritur gabimet e të shkuarës.
SI ËSHTË OLGERA:
në studio regjistrimi? E motivuar dhe pozitive.
në shtrat? Me pizhame…
në dush? Me rroba (qesh).
në një studio fotografike? Duke marrë poza.
në një klub nate? Nuk jam shumë tipi i klubeve.
para pasqyrës? Gjithmonë e bukur edhe kur nuk është ashtu (qesh).
në fletët e një ditari? Kujtim i bukur.
në miqësitë e vjetra? Nuk kam miqësi të vjetra kam vetëm miqësi të vërteta. Ato që janë të vërteta nuk mund të bëhen kurrë miqësi të vjetra.
në flirte? Jam shumë dobët, këtu duhet të përmirësohem, (qesh).