Ka zgjatur vetëm një raund dueli i shumëpritur i peshës së rëndë në artet marciale mikse mes ukrainasit Aleksei Oleinik (mban edhe nënshtetësi ruse) dhe neo-zelandezit Mark Hunt. Në eventun e UFC Night Fight të zhvilluar në Moskë, ukrainasi mposhti ish-kampionin e përkohshëm të botës me “submission” (rear-naked choke), duke kapur për qafe rivalin Hunt, që konsiderohej favorit. Gjithçka u vendos që në raundin e parë, pak sekonda nga fundi i tij, me gjyqtarin që ndali ndeshjes pas kapjes fantastike që Oleinik i bëri rivalit.
Për 41-vjeçarin që njihet me nofkën “The Boa Constrictor”, ky është suksesi i 47-të në karrierë (ka edhe 1 barazim e 11 humbje). Ndërsa për Hunt, 44 vjeç, kjo është humbja e 13-të në UFC, ku ka arritur edhe 13 fitore e një barazim.
Një duel që u dominua nga kampioni ukrainas, që pati shumë fansa, të cilët e mbështetën dhe e përshëndetën fitoren e tij. Që në start ai arriti të tregonte aftësitë e tij edhe pse të dy sfidantët janë veteran në këtë sport. Por disa goditje radhazi ulën në tapet Hunt, duke i dhënë mundësi Olienik ta kapte për qafe dh eta “mbyste”, duke detyruar gjyqtarin të ndalë sfidën.
https://www.youtube.com/watch?v=Nj0Pm3h7s1Q