Strasburg, 25 tetor – Regjisori ukrainas, Oleg Sencov, i cili është dënuar me 20 vite burg në Rusi, është fitues i këtij viti i “Çmimit Saharov” të Parlamentit Evropian.
Sencov në vitin 2015 është dënuar për terrorizëm. Ai është një nga kritikuesit më të zëshëm të aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë. Sencov 145 ditë ishte në grevë urie.
Regjisori ukrainas do të fitojë edhe 50.000 euro për kontributin e tij në luftën për të drejtat e njeriut.
Për “Çmimin Saharov” këtë vit ishin të nominuar organizatat të cilat i shpëtojnë emigrantët në det dhe aktivisti maroken, Naser Zefzafi.
Çmimin Saharov e ndan Parlamenti Evropian çdo vit për personin ose organizatën më meritore në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirisë së fjalës. Çmimi është përgëzuar sipas disidentit dhe shkencëtarit rus Andrej Saharov.