Manchester Unitedi luan në Old Trafford për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës. Djajtë e Kuq do të përpiqen ta fitojnë ndeshjen duke mos pranuar gola në stadiumin e tyre.Ndërkohë që Blaugranët kanë për qëllim të realizojnë , në mënyrë që t’i kenë gjërat më të lehta në sfidën e kthimit në Camp Nou. Do të jetë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ole Gunnar Solskjaer dhe Ernesto Valverde.
Formacionet zyrtare:
Manchester United XI: De Gea, Young, Lindelof, Smalling, Shaw, Dalot, McTominay, Fred, Pogba, Rashford, Lukaku
Barcelona XI: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Busquets, Rakitic, Arthur; Messi, Luis Suarez, Coutinho.