Presidenti francez, Fransoa Oland do të vizitojë Shqipërinë në javën e parë të muajit mars, mësohet se kreu i Elizesë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Bujar Nishani për të vizituar vendin tonë. Burime nga presidenca konfirmojnë për medit se presidenti francez do të vizitojë Tiranën në datën 3 Mars. Vizita e presidentit Oland në Shqipëri, vjen vetëm pak kohë para përfundimit të mandatit të Bujar Nishanit në krye të shtetit shqiptar. Gjatë vizitës në Tiranë presidenti Oland do të takohet edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë çështjet e sigurisë globale, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e ardhmja evropiane e Shqipërisë. Kjo është hera e parë që një Presidenti i Francës viziton Shqipërinë.