Tashmë është zyrtare, Ola Aina është një futbollist i Torinos. Mbrojtësi i majtë, i cili sezonin e kaluar luajti i huazuar, u ble nga anglezët e Chelsea-t. Për të transferuar përfundimisht 22-vjecarin, klubi i presidentit Urbano Cairo i pagoi Chelsea-t plot 10 milionë euro, një investim mbi mesataren e shpenzimeve të skuadrës “Granata”. Ola Aina ka qenë një lojtar bazë në formacionin e Mazzarrit në sezonin e shkuar, duke koleksionuar 30 takime në Seria A dhe 2 në Kupën e Italisë.