Londër, 27 janar – Të dhënat për efikasitetin e vaksinës, që e zhvilloi Universiteti i Oksfordit, kundër mutacionit britanik të koronavirusit, do të jenë gati deri javën e ardhshme. Këtë e theksoi përfaqësuesi i Universitetit gjatë takimit onllajn me panelin këshilldhënës të Qendrës amerikane për preventivë të sëmundjeve ngjitëse (CDC).
“Nga mesi i dhjetorit, mutacioni britanik u bë dominues dhe filloi shpejtë të përhapet. Analiza jonë e efektivitetit të vaksinës kundër atij lloji duhet të jetë gati deri javën e ardhshme”, tha Endru Olard, drejtor i Grupit të aksionit të Oksfordit dhe hulumtues kryesor.
Universiteti i Oksfordit e zhvilloi vaksinën në bashkëpunim me AstraZeneka.