Lion, 17 shtator – Vendet e pasura tani më kanë blerë më shumë se gjysma nga dozat e ardhshme të vaksinës kundër koronavirusit, kumtoi organizata për uljen e varfërisë Oksfam.
Të dhënat e Oksfam tregojnë se 51 për qind të rezervave me vaksina në fazën e fundit të hulumtimit i kanë blerë vendet të cilat përbëjnë vetëm 13 për qind të popullatës botërore.
“Oksfam erdhi deri tek ky konkludim duke i analizuar marrëveshjet tani më të arritura mes kompanive farmaceutike dhe prodhuesve të vaksinave me vendet në botë për pesë vaksinat më perspektive potenciale të cilat janë në fazën e tretë të analizave klinike, në bazë të të dhënave të mbledhura nga kompania “Efiniti”, transmeton Euronjuz.
Oksfam dhe organizata tjera të ngjashme u bëjnë thirrje të gjithëve që t’i ndryshojnë praktikat korporative, ashtu që, “vaksina popullore” të jetë e qasshme te secili.
Gjithashtu, paralajmëron se madje edhe nëse top pesë vaksinat potenciale janë të suksesshme, 61 për qind e popullatës botërore nuk do të mund ta marrë vaksinën të paktën deri në vitin 2022.