Mogadishu, 20 mars – Rreth 1,7 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare në rajonin e vetëshpallur Somalilend, kumtoi sot organizata humanitare globale – Oksfam, njofton gazeta KOHA.
Mungesa e shiut dhe vazhdimi i thatësisë qysh prej vitit 2016 e vazhdojnë krizën, paralajmëroi organizata dhe shtoi se furnizimi me ujë zvogëlohet me shkallën alarmante, për të cilin shkak bashkësitë lokale e kanë patjetër të bartin ujë me cisternë.
Siç njofton Oksfam, rreth 4,9 milion njerëz në Somalilend dhe Somali rëndë vijnë deri te ushqimi, ndërsa rreth 2,6 milionë janë zhvendosur brenda, nga numri i përgjithshëm i popullatës që është midis 14 dhe 15 milionë njerëz. (koha.mk)