Hjuston, 12 korrik – Ekipi i NBA-së, Oklahoma Siti e ndërroi Rasel Uestbruk me Kris Pol në marrëveshjen me Hjuston nga i cili e mori edhe të drejtën e kundërshtarit për zgjedhje në rrethin e parë të Draftit në vitin 2024 dhe 2026, si dhe mundësi të shfrytëzojë edhe dy zgjedhje në vitin 2021 dhe 2025.
Në Hjuston 30 vjeçari, Uestbruk sërish do të jetë bashkëlojtar me Xhejms Harden me të cilin luajtën së bashku në Oklahoma Siti në periudhën 2009-2012, ndërsa në sezonin e fundit arritën në finalen e NBA-së.
Tridhjetë e katër vjeçari Pol kthehet në Oklahoma, ku e filloi karrierën e tij në vitin 2005 dhe luajti dy sezone atje.
Realizuesi më i mirë në Ligë në fushatën e fundit, Uestbruk shënoi mesatarisht “tripël-dabëll” për sezonin e tretë me radhë 2018/2019, e cila përfundoi me 22,9 pikë, 11,1 kërcime dhe 10,7 asistime në 73 ndeshje. Marrëveshja është për katër vjet në vlerë prej 171.2 milion dollarë, duke e përfshirë edhe opsionin për blerje të lojtarit për 47,1 milion dollarë për sezonin 2022/2023.
Pjesëmarrësi në garën e yjeve, Poll ka arritur mesatarisht 15,6 pikë, 8,2 asistime, 4,6 kërcime dhe 2,0 topa të vjedhur në 58 ndeshje të sezonit të kaluar. Marrëveshja është për tre vjet në vlerë prej 124.1 milion dollarë me opsion për blerje për 44,2 milion dollarë në sezonin 2021/2022.