Kumanovë, 19 janar – Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” filloi me aksionin e shpërndarjes së drunjve dhe kaminave për ngrohje, për familjet me nevojë, në rajonin e Kumanovës dhe Likovës. Kryetari i shoqatës, për degën e këtyre dy rajoneve Kujtim Ismaili, tha se aksioni do të vazhdoj edhe në komunat e tjera ditët në vijim, duke u munduar kështu që të përfshijnë të gjitha qytetet e Maqedonisë.
“Në këtë stinë dimri shoqata ‘Merhamet’, po mundohet t’i ngroh familjet me nevojë, duke shpërndarë kamina dhe drunj për ngrohje. Vlen të theksohet se ky aksion për vitin 2018 është aksioni i parë dhe do të vazhdoj edhe nëpër qytetet e tjera. Falënderojmë donatorin e këtij aksioni, që është shoqata humanitare ‘IHH’ nga Turqia”. Siç njoftuan nga kjo shoqatë ky është aktiviteti i parë për vitin 2018, ndërkaq me aktivitet të ndryshme do të vazhdojnë edhe më tej./Shenja/