Nju Jork, 11 janar – Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se shtatë vende shumë vonohen me pagesën e kontributeve, prandaj e humbin mundësinë për votim në Asamblenë e Përgjithshme me 193 anëtarë.
Zëdhënësi i KB-së, Stefan Dizarik ka deklaruar se bëhet fjalë për Venezuelën, Libinë, Republikën Qendrore Afrikane, Gambinë, Lesoton, Tongën dhe Jemenin.
Ai poashtu ka përmendur edhe tre shtete- Komorën, Sao Tome, Prinsipenë dhe Somalinë, të cilat poashtu vonohen, por është vendosur ta mbajnë votën e tyre deri në shtator.