Lidhur me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonjës, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) u bëri thirrje palëve që “të gjendet një zgjidhje në kuadër të kushtetutës së Spanjës, duke i përdorur kanalet ligjore”. Një nga zëdhënësit e OKB-së, Farhan Haq sa i përket shpalljes së pavarësisë së Katalonjës, në brifingun e tij ditor tha se “Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së inkurajon palët që të kërkojnë zgjidhje në kuadër të kushtetutës së Spanjës duke i përdorur kanalet ligjore”. Parlamenti i qeverisë autonome të Katalonjës në lindje të Spanjës dje pas votimit në këtë parlament shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme.