Më shumë se 4000 civilë janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë, kumtoi Zyra për të Drejtat e Njeriut të KB-së.
Sipas KB-së, deri më tani në Ukrainë janë vrarë 4.113 civilë, përfshirë 264 fëmijë. Në kumtesë shtohet se pothuajse 5.000 njerëz janë plagosur, kryesisht gjatë bombardimeve ose sulmeve ajrore.
Në rajonet Donjeck dhe Lugansk, sipas KB-së, kanë humbur jetën 2.337 njerëz, ndërsa 2.808 janë plagosur. Theksohet se numri real i të vdekurve është ndoshta shumë më i madh.