OKB: Menjëherë të zvogëlohen tensionet mes Izraelit dhe palestinezëve

32

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guteresh, deklaroi se dhuna midis Izraelit dhe palestinezëve duhet të ndalojë menjëherë.

“Forcat izraelite të sigurisë duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe të kalibrojnë përdorimin e forcës”, tha Guteresh përmes një deklarate për media, duke shtuar se hedhja e raketave dhe mortajave drejt zonave të populluara të Izarelit është e papranueshme.

Guteresh theksoi se OKB-ja po punojnë me të gjitha palët përkatëse për të qetësuar urgjentisht situatën.

Së paku 30 njerëz raportohet të jenë vrarë në dhunën midis Izraelit dhe militantëve islamikë të Hamasit, që është intensifikuar mbrëmjen e kaluar.

Në mesin e viktimave thuhet të jenë së paku dhjetë fëmijë.

Autoritetet shëndetësore në Gaza – rajon që kontrollohet nga grupi militant i Hamasit thanë se mbi 120 njerëz u plagosën, shumica nga sulmet ajrore izraelite.

Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se së paku 16 të vrarë ishin militantë.