OKB: Më shumë se 235.000 të zhvendosur këtë muaj në Siri

Më shumë se 235.000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në provincën siriane Idlib, ka njoftuar OKB-ja, ndërsa forcat qeveritare e kanë shtuar ofensivën e tyre mbi këtë zonë.

Eksodi ndodhi mes 12 dhe 25 dhjetorit, ndërsa luftimet u intensifikuan. Idlibi, në veri-perëndim të Sirisë, është rajoni i fundit i madh i kontrolluar nga kryengritësit, që kundërshtojnë presidentin Bashar al-Asad, transmeton KTV.

Qeveria Siriane e mbështetur nga Rusia, ka bombarduar Idlibin që nga fundi i nëntorit. Një rritje e sulmeve ajrore dhe tokësore që nga mesi i dhjetorit, ka përshpejtuar zhvendosjen civile nga zona.