Organizata e Kombeve të Bashkuara, mësohet se ka lejuar lulëzimin e ngacmimit dhe sulmeve seksuale në zyret e saj anembanë botës.
Kështu raporton The Guardian, pas një hulumtimi të tyre që rezulton se dhjetra punonjës të tanishëm dhe të mëparshëm të OKB-së përshkruan një kulturë të heshtjes në të gjithë organizatën dhe një sistem të metë ankesash që është bërë pirg kundër viktimave seksuale, transmeton Klan Kosova.
Nga punonjësit e intervistuar, 15 thanë se kishin përjetuar ose raportuar ngacmime seksuale ose sulme gjatë pesë viteve të fundit.
Veprat e pretenduara shkonin nga ngacmimi verbal në përdhunim, thuhet në hulumtim, transmeton Klan Kosova.