Të paktën dy të tretat e popullsisë së botës do të jetojnë në qytete deri në vitin 2050, tregon raporti i Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas vlerësimeve nga Zyra e OKB-së për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, deri në vitin 2050 pritet që qytetet në botë të presin 2.5 miliardë banorë të rinj, nga e cila mund të konstatohet se në mes të shekullit të 21 në qytete do të jetojnë 68 për qind e popullsisë së botës.
Raporti i OKB-së thotë se në vitin 1990 vetëm 10 qytete të botës ishin me popullsi mbi 10 milionëshe kurse deri në vitin 2050 pritet që të paktën 43 qytete të jenë me mbi 10 milion banorë.
Sa i përket numrit të banorëve që jetojnë në qytete, raporti i OKB-së thotë se gjysma e popullsisë jeton në Azi, e ndjekur nga Amerika e Veriut me 82 për qind të popullsisë dhe 74 për qind të popullsisë në Evropë.
Parashikimet janë se në pak më shumë se 30 vite, India do të ketë 416 milionë banorë të rinj në qytete, Kina 255 milionë banorë ndërsa Nigeria do të ketë 189 milionë.
Kryeqyteti i Indisë New Delhi do të ketë 29 milionë banorë deri në vitin 2028 ndërsa numri i banorëve në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, për një dekadë do të arrijë në 37 milionë banorë.