Bashkëshortja e Medës feston sot ditëlindjen e 34-të.
Këngëtari i njohur ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për t’i uruar ditëlindjen Luljetës krahas një fotografi të bukur të tyre.
“Çdo ditë e jetës behet më e bukur me ty, edhe 100 jetë të kisha do zgjidhja t’i kaloja si tani pa asnjë ndryshim, gëzuar ditëlindjen o mehlem i shpirtit tim”, ka shkruar Meda.
Mirëpo, edhe një këngëtare e njohur ja ka uruar ditëlindjes Lules përmes Instagram-it.
“Urime ditëlindje oj e ‘keqe’”, ka shkruar këngëtarja e njohur, Vjollca Haxhiu të cilën e shohim shumë shpesh të shoqërohet me Medën dhe Luljetën.
Ndryshe, Meda dhe Luljeta janë martuar 10 vite më parë, ndërsa martesa e tyre është bekuar me katër fëmijë, tre djemë dhe një vajzë.