Shkup, 5 gusht – Një banor i Ohrit është denoncuar në polici pasi në tualetin e një restoranti të premten rreth orës 1 e 2 pas mesnate, ka hedhur lënde e cila ka shpërndarë aromë të fuqishme, pas çka tre persona nga Shkupi janë ankuar dhe u kanë lotuar sytë, njofton Koha.
Pastaj është thirrur ndihma e shpejtë, personat janë dërguar në sektorin për sy në spitalin e përgjithshëm në Ohër ku iu është dhënë ndihma mjekësore.
Policia kumton se punon në ndriçimin e plotë të rastit.