Ohër, 15 nëntor – Të punësuarit në Administratën e Gjykatës Themelore në Ohër sot në mëngjes filluan protestë, me qëllim që ta shprehin pakënaqësinë e punës së Shërbimit gjyqësor, si edhe për shkak të mospagesës së mjeteve për të punësuarit që janë siguruar përmes negociatave të cilat Qeveria i pati me Sindikatën e DOJSH dhe Shoqatën e Administratës së Gjykatave.
Ata kërkuan nga Këshillit gjyqësor buxhetor të ndalojë me praktikën, e siç theksuan “marrëdhënieve diskriminuese, egoiste dhe injorante” ndaj shërbimit gjyqësor, me vërejtjen se mjetet për gjykatësit gjithmonë sigurohen, ndërsa për shërbimin nuk ka.
Njëherësh, të punësuarit në administratën e gjykatës kërkojnë nga Ministria e Drejtësisë me urgjencë të qaset drejt ndryshimeve të ligjeve, me përcaktimin e një pozite më ndryshe të Shërbimit të gjykatës, në kuptimin e pavarësisë së tij prej Këshillit gjyqësor buxhetor, formimin e trupit përgjegjës për të punësuarit në shërbimin gjyqësor.