Vit pas viti Afrika prodhon talente të shumta aq sa edhe klubet shqiptare përforcohen shpesh me talente që vinë nga shtete të ndryshme të Afrikës, megjithatë futbolli i luajtur në këtë kontinent lë shumë për të dëshiruar pasi ka problematika të shumta, problematika që arrinë deri aty sa cënojnë edhe jetën e futbollistëve.Incidenti më i fundit që ka bërë xhiron e botës ka ndodhur në Kenia. Në një ndeshje midis dy skuadrave të ligës së parë keniane, oficeri i sigurisë është futur në fushë duke kërcënuar me një pistoletë lojtarët e skuadrës kundërshtare. Situata mund të kishte përfunduar me të plagosur ose viktima, por ndërhyrja e një prej pjesëtarëve të skuadrës mike neutralizoi oficerin.