Oslo, 13 janar – Një grup oficerësh turq nga NATO dhe disa diplomatë kanë kërkuar prej autoriteteve të Norvegjisë që t’u japin statusin politik të mbrojtjes, publikoi gazeta Verdens Gang. Sipas medias, personat për të cilët bëhet fjalë kanë qenë me punë në Norvegji deri vjeshtën e kaluar, por nga Ankaraja kanë marrë njoftim se duhet të kthehen në atdhe që të japin deklaratë për tentimin e pasuksesshëm për grusht shtet nga korriku i vitit 2016. Asnjëri prej tyre nuk i është përgjigjur thirrjes së autoriteteve turke duke druajtur për jetën e tyre. Tani të gjithë oficerët dhe diplomatët jetojnë në adresa të fshehta në pjesë të ndryshme të Norvegjisë. Ata kanë deklaruar për gazetën se kanë kërkuar prej autoriteteve në Norvegji azil, se kanë çfarëdo lidhje me pjesëmarrje në grusht shtet.