Shkup, 21 qershor – Bizneset turistike në rajonet e Ohrit, Strugës, Dibrës, Qendrës Zhupë dhe Vevçanit mbeten shumë prapa trendeve të reja. Duhet seriozisht të shqyrtojnë qasjen e tyre në treg dhe t’i bëjnë ofertat më tërheqëse për turistë bashkëkohor të cilët kërkojnë përvoja autentike me vlerë të shtuar.
Këtë e ka identifikuar ekipi i projektit “Vendosja e turizmit të mençur dhe ekonomisë së ndarë” që zbatohet nga dhjetori i vitit 2017 me mbështetje financiare nga fondet IPA për bashkëpunim ndërkufitar.
Ekipi i projektit ka vlerësuar dhe se vetëdija e pamjaftueshme midis ofruesit e shërbimeve turistike për rëndësinë e digjitalizimit dhe teknologjive TIK të cilat zbatohen në turizëm.
“Ky projekt është i vetmi nga ky lloj dhe është i dizajnuar për ta përmirësuar zhvillimin profesional tek palët e prekura kyçe, gjegjësisht sipërmarrësit individualë të cilët jetojnë dhe punojnë në komunat e synuara: artizanët, bujqit, sportistët, të cilët nuk janë të kyçur direkt në sektorin turistik. Në kuadër të projektit do të qasen edhe ofruesit e shërbimeve turistike lokale: strehim, udhëheqësit turistike, agjencitë lokale, restorante familjare të cilët tanimë janë në sektorin turistik, si dhe institucionet publike të lidhura me menaxhimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore: muzetë, galeritë dhe parqet nacionale të cila duhet të bëhen pjesë e ofertës turistike dhe të modernizohen”, thonë nga projekti.
Qëllimi është të vendoset koncept për zhvillimin e turizmit të mençur të bazuar në përdorimin inovativ dhe efikas të burimeve endogjene kulturore dhe natyrore dhe kapitalit ekzistues njerëzor.
Partnerë të projektit janë instituti për hulumtim të mjedisit jetësor, ndërtimtarisë dhe energjetikës – IEGE, Asociacioni agjencia lokale për zhvillim – Strugë, si dhe Komuna Mat dhe Biologë të Shqipërisë, nga SHqipëria.