Momenti i keq i Marco Asensio-s tek Real Madrid nuk po kalon pa u vënë re Europë. Spanjolli vazhdon të etiketohet si një lojtar premtues, por durimit të Real Madrid i ka ardhur fundi.
Klubi i parë, sipas shtypit spanjoll, që ka bërë një lëvizje për transferimin e tij ka qenë Chelsea. “Blutë” e Londrës, në fakt, duket se janë të gatshëm të sakrifikojnë N’Golo Kante për të bindur Reali-n.
Oferta e londinezëve është 20 milionë euro dhe kartonin e yllit francez, që ka një vlerë 80 milionë euro. Problemi? Tek Reali nuk besojnë se vlera e Kante i kalon 60 milionë euro dhe nuk janë të gatshëm për ta lënë të lirë Asensio-n për më pak se 120 milionë.