Ofensiva diplomatike e SHBA-ve dhe Shqipërisë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë sot një rezolutë që dënon “referendumet” për aneksimin e disa rajoneve të Ukrainës në Rusi dhe që bën thirrje për tërheqjen e trupave ruse.

Takimi i shteteve anëtare të përhershme dhe me status të përkohshëm në tryezën e Këshillit të Sigurimit në New York do t’i paraprije diskutimit të planifikuar për rrjedhjet e zbuluara në tubacionet e gazit Nord Stream në Detin Baltik.

Në tekstin e paraqitur nga pala shqiptare dhe ajo amerikane, kërkohet dënimi me force i referendumeve të paligjshme te organizuara nga Fesedarat Ruse në rajonet ukrainase të pushtuara prej ushtrisë së saj në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporozhye.

Advertisements

SHBA dhe Shqipëria shprehen se këto referendume nuk mund “të shërbejnë si bazë për ndryshimin e statusit të këtyre rajoneve duke përfshirë çdo aneksim territorial nga Rusia.

Rezoluta e përgatitur nga SHBA-ja dhe Shqipëria, nuk ka shanse të miratohet në Këshillin e sigurimit për shkak të së drejtës së vetos së Rusisë, por më pas teksti do të dorëzohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku asnjë nga 193 vendet anëtare nuk ka të drejtën e vetos.

Në këtë mënyrë ky do të kthehet në një dokument final të organizatës që pason të tjera dokumente që dënojnë agresionin rus i ndërmarrë ndaj Ukrainës që nga muaji Shkurt.

Klan News